Iu vranë 10 shokët, 3-vjeçarja e vetmja e mbijetuar nga sulmi në Tajlandë
Tre vjeçarja Emmy po flinte pranë shoqes së saj të ngushtë në çerdhen në Tajlandën veriore, kur sulmuesi hyri i armatosur me një armë dhe një thikë duke shkaktuar një masakër.
Në kohën që 11 fëmijët e kopshtit po flinin ish-oficeri i policisë Panya Kamrab hyri në ndërtesë. Dëshmitarët thanë se ai fillimisht qëlloi personelin, duke përfshirë një mësuese që ishte në muajin e tetë shtatzënë, përpara se të futej me forcë në secilën nga tre klasat e kopshtit.
Ai vrau të gjithë miqtë e Emmy-t ndërsa flinin. Është e paqartë por dhe një mrekulli se si e vogla mbijetoi.
3 vjeçarja Emmy u gjet zgjuar, e përkulur pranë trupave të pajetë të shokëve të klasës, ndërsa mendonte se ata ishin duke fjetur.

“Ajo nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte kur u zgjua,” tha për BBC-në gjyshi i saj 59-vjeçar Somsak Srithong nga shtëpia e familjes.
Nëna e Emmyit thotë se i kanë treguar se shokët e saj kanë vdekur, por është shumë e vogël për ta kuptuar këtë gjë.
Masakra ndodhi më 6 tetor në një kopsht fëmijësh në provincën Nong Bua Lamphu në verilindje të Tajlandës ku të paktën 38 persona, 23 prej tyre ishin fëmijë humbën jetën gjatë një sulmi me armë. Autori i sulmit, i identifikuar si Panya Khamrab, ishte një ish oficer policie i përjashtuar nga radhët e saj vitin e kaluar për shkak se ishte konstatuar si përdorues droge. Pas masakrës policia u vu në ndjekje të 34 vjeçarit, por u gjet i vetëvrarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta