‘Rusia përkrah Bjellorusinë’, Lukashenko: Putin premtoi mbështetje në rast kërcënimi ushtarak

17 Gusht 2020 | 08:40

Rusia ka rënë dakord t’i ofrojë Bjellorusisë mbështetjen e saj në rast të një kërcënimi të jashtëm ushtarak.

Lajmin e bëri të ditur presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko përmes një deklarate për shtyp, ku tha se kishte marrë përkrahjen e homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Ndërkohë, në një deklaratë nga Kremlini nuk përmendet kjo ofertë për ndihmë e presidentit rus, por bëhet me dije se dy udhëheqësit kanë shprehur bindjen se të gjitha problemet do të zgjidhen së shpejti.

Bisedimi mes tyre u bë me iniciativë të palës bjelloruse.

Deklaratat e Lukashenkos vijnë në një kohë kur Bjellorusia është e përfshirë nga trazirat.

Zgjedhjet e kontestuara presidenciale të 9 gushtit kanë sjellë protesta masive dhe të dhunshme në vend.

Një ditë më parë, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian dakordësuan sanksione kundër zyrtarëve bjellorusë për “dhunë, shtypje dhe falsifikim të rezultatit zgjedhor”.

Edhe Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar zgjedhjet si “jo të lira dhe të ndershme”.

Sakaq, klasa politike bjelloruse është gjithashtu e shqetësuar për faktin se NATO po zhvillon stërvitje ushtarake në Poloninë dhe Lituaninë fqinje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026