Protestat në Iran hyjnë në javën e katërt
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka thënë të shtunën se studentët e shtetit nuk do të lejojnë “që ëndrrat e rreme të armikut të bëhen realitet”.
Ai i ka bërë këto deklarata teksa protestat në Iran – pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini – kanë hyrë në javën e katërt, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Amini vdiq më 16 shtator, pas arrestimit nga policia për moral, në Teheren, me akuzën se nuk e ka vendosur si duhet hixhabin.
Përplasjet mes policisë dhe protestuesve kanë rezultuar me disa persona të vdekur.
“Armiku ka besuar se mund të përmbushë dëshirat e veta nëpër universitete, duke mos e ditur se studentët dhe profesorët tanë janë të vetëdijshëm për situatën dhe nuk do të lejojnë që të realizohen ëndrrat e rreme të armikut”, ka thënë Raisi, sipas një deklarate të lëshuar nga Presidenca iraniane.
Raisi i ka bërë këto deklarata pas pjesëmarrjes në një ceremoni për nisjen e vitit të ri akademik në universitetin Al-Zahra në Teheren.
Ky universitet është vetëm për gratë dhe është themeluar më 1964.
Akademikët “me siguri që do të mposhtin armikun në fushën e shkencës, si dhe në fushat tjera”, ka thënë ai.
Ditë më parë, agjencia e lajmeve, Fars ka raportuar se studentet e Universitetit Al-Zahra janë mbledhur si shenjë proteste për të mbështetur Aminin.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta