Në shtator u shtrenjtuan veshjet e qiratë, ushqimet njësoj si në gusht

10 Tetor 2022 | 15:35

Çmimet në muajin shtator kanë qenë në të njëjtat nivele me muajin gusht. Nivelin e tyre në tregje e ka matur Instituti i Statistikave, që raporton inflacionin 8.1%, ose 0.1% më shumë se në gusht.

Megjithatë, në shkallën aktuale, inflacioni është në nivelin e tij më të lartë jo vetëm gjatë këtij viti, por më shumë se një dekadë.

Në raport me muajin gusht, ushqimet duket se janë stabilizuar, dhe rritje të lehtë kanë pësuar qiratë, pijet alkoolike, veshjet e mobilet. Po ashtu, me çmim më të shtrenjtë janë shitur edhe artikujt shkollorë, nxitur nga kërkesa e shtuar për këto artikuj.

Nga ana tjetër, çmimet në transport, për shitblerje makinash apo shërbime te mekaniku, kanë pësuar ulje.

Institucionet parashikojnë rritje të mëtejshme për muajt në vazhdim, e cila pritet të ndalet në fund të vitit të ardhshëm.

Për qeverinë, rritja e çmimeve në tregjet tona ndikohet nga faktorë të jashtëm, ndërsa me nivelin mesatar vjetor 6.5%, vendi ynë ka inflacionin më të ulët në rajon.

Paketat e ndihmës, janë argumenti kryesor pse vendi ynë ka këtë shkallë inflacioni.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026