Trump sulmon demokratët: Nëse fiton Biden, Shtetet e Bashkuara kthehen në Venezuelë

18 Gusht 2020 | 09:22

Presidenti amerikan, Donald Trump, duke u ndalur në Uiskonsin në kuadër të fushatës së tij, u shpreh i bindur për fitoren në zgjedhjet e nëntorit.

Ndërsa akuzoi demokratët për ndërhyrje në fushatë, Trump theksoi se 4-vjeçari i ardhshëm i përket atij.

“Në 78 ditë ne do ta ndalim të majtën radikale, do të fitojmë në shtetin e Uiskonsinit dhe do të sigurojmë një tjetër 4-vjeçar. Dhe pas kësaj do të kërkojmë 4 vite të tjera, sepse ata kanë përgjuar fushatën time, ndaj duhet të ribëjmë 4 vitet që na takojnë”, tha presidenti i SHBA.

Trump u shpreh se Joe Biden është alternativa më e keqe për SHBA ndërsa shtoi se nëse ky i fundit fiton zgjedhjet vendi do të kthehet në Venezuelë.

“Këto janë zgjedhjet më të rrezikshme që kemi mbajtur ndonjëherë. Më të rrezikshmet sepse nuk mendoj se mund të ketë kthim pas. Nuk ka kthim pas. Vendi do të jetë një tjetër Venezuelë.

E kam thënë këtë dikur me të butë, por tani e them fuqishëm pasi është një ideologji e ngjashme. Do të jetë një Venezuelë e vërtetë nëse ata fitojnë”, tha Donald Trump.

Trump shkoi edhe më tej duke e quajtur Biden “Xho, i përgjumuri” dhe shtoi se një administratë eventuale e udhëhequr prej tij dhe Kamala Harris do të hiqte nenin për armëmbajtjen, duke u dhënë sipas tij kriminelëve mundësinë për të kontrolluar rrugët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026