Rihapja e shkollave në Gjermani, nxënësit duhet të mbajnë maskë

18 Gusht 2020 | 16:56

Nxënësit në shtetin gjerman të Essen një ditë më parë nisën vitin e ri shkollor, një rifillim i cili i nënshtrohet masave strikte të ndërmarra në luftën kundër coronavirus.

Në shkollën KarlRehbein– në lindje të qendrës financiare Frankfurt  nxënësve të shkollës së mesme iu kërkua të mbajnë maskë në fytyrë gjatë kohës që qëndrojnë brenda godinës por edhe kur janë në oborr.

Drejtori i shkollës Juergen Scheuermann shprehet se çdo rast  me koronavirus do të raportohet tek autoritetet e shëndetësisë dhe nxënësi  do të dërgohet në shtëpi për t’u izoluar.

 “Ndihemi të përgatitur dhe mbi të gjitha, mezi presim të mirëpresim sërish nxënësit tanë.Ne u rimbyllëm në mes të marsit përpara se të rihapemi hap pas hapi. Ne fituam përvojën dhe sot është dita e madhe.Kjo është shumë e rëndësishme për ne dhe kemi menduar shumë për masat sigurisë.. Normaliteti merr përparësi për ne sepse nxënësit kanë nevojë për komunitetin. Ekziston media digjitale por ajo nuk siguron shkëmbim personale dhe kjo është baza për mësim të suksesshëm dhe aftësi sociale”, tha Juergen Scheuermann, drejtor i shkollës KarlRehbein.

Sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch javën e kaluar, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusit në Gjermani u rrit në nivelin më të lartë që nga 1 maj, po ashtu është raportuar edhe për rritje në numrin e viktimave.  Edhe kancelarja Merkel në daljen e saj të fundit u shpreh se vendi është në mesin e pandemisë dhe virusi është I pranishëm edhe pse nuk mund të shihet duke u bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë sa më shumë masat e kërkuara nga autoritetet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026