Apeli i Papa Françeskut: Vaksina kundër COVID-19, jo ekskluzivitet i të pasurve

19 Gusht 2020 | 11:11

Në fjalimin e tij të së mërkurës, Papa Françesku u bëri thirrje vendeve të pasura që të mos e përvetësojnë vaksinën kundër COVID-19.

Ati i shenjtë u shpreh se do të ishte një skandal nëse e gjithë asistenca ekonomike që po jepet për të luftuar coronavirusin do të shkonte në duart e subjekteve që nuk kontribuojnë në gjithëpërfshirjen e njerëzve të përjashtuar nga shoqëria, apo në mbështetjen e të dobëtëve dhe për të mirën e përbashkët.

“Do të ishte e trishtueshme nëse për vaksinën do t’u jepej prioritet të pasurve. Do të ishte gjithashtu e trishtueshme nëse vaksina do të kthehej në pronë të këtij apo atij shteti dhe nuk do të ishte universale”, tha Ati i Shenjtë.

Numri i të prekurve nga COVID-19 në rang global arriti të martën në 21 milionë e 756 mijë e 357 raste, ndërsa bilanci i vdekjeve, sipas të dhënave të OBSH-së, preku kuotën e 771 mijë e 645 viktimave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026