Berlin, policia klasifikon si sulm terrorist aksidentet në autostradë
Një seri aksidentesh rrugore të verifikuara të martën në autostradën e Berlinit ishin një sulm ekstremist islamik.
Në këtë përfundim kanë arritur prokurorët gjermanë, pas hetimeve të kryera.
Ngjarja ndodhi kur një 30-vjeçar iraken u përplas me automjetin e tij ndaj disa makinave të tjera në autostradën A100, në jug të qytetit.
Rruga është arterja kryesore që çon drejt Berlinit dhe qëndroi e mbyllur për disa orë, duke shkaktuar kaos në trafik.
Në total 6 persona mbetën të plagosur, 3 prej të cilëve rëndë.
Në një postim në Twitter, policia e Berlinit falënderoi drejtuesit e mjeteve për durimin dhe shprehu shpresën që të gjithë të jenë kthyer në gjendje të mirë në shtëpitë e tyre.
Autostrada u bllokua sërish mëngjesin e së mërkurës, kur u kryen hetimet në terren.
Ndërkohë, agresori u arrestua në vendngjarje.
Që prej vitit 2013 numri i islamikëve të konsideruar të rrezikshëm në Gjermani është 5-fishuar në 680 të dyshuar, sipas të dhënave të shërbimeve të sigurisë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta