Greta Thunberg takohet me Angela Merkel, diskuton rëndësinë e ndryshimeve klimatike
Greta Thunberg dhe një grup aktivistësh për mbrojtjen e të drejtave të mjedisit janë takuar me Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel, për t’i dorëzuar një peticion, ku i kërkohet asaj dhe liderëve të Bashkimit Evropian të ndalin investimet në kërkimin dhe nxjerrjen e naftës fosile.
Peticioni është firmosur nga 125,000 persona, duke përfshirë edhe emra të njohur si aktori Leonardo Di Caprio, autorja Margaret Atwood, këngëtarja Billie Eilish dhe producenti Richard Curtis.
Thunberg ka kritikuar liderët evropianë për “mosveprimin e tyre politik”.
Ajo deklaroi se bota mbetet në një ‘gjendje mohimi’ për sa i përket shkallës së të ashtuquajturës emergjencë klimaterike, duke i quajtur të humbura dy vitet e fundit, në të cilat nuk është ndërmarrë asnjë veprim.
Duke akuzuar politikanët për ‘fjalime të mëdha’ por të paaftë për të vepruar, aktivistja Thunberg i ka kërkuar Kancelares Merkel të përballet me emergjencën e ndryshimeve klimaterike, sidomos tani që Gjermania ka presidencën e Këshillit Evropian.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta