‘Nëse Rusia hedh bombën bërthamore, ne s’do përgjigjemi’, ku do të dalë Macron?
Macron ka ‘ndezur gjakrat’ duke ngjallur panik mes shteteve të BE-së me anë të disa deklaratave të cilat është e paktë të thuhet se e kanë zemëruar Perëndimin. Ç’po ndodh me Macron?
Presidenti francez tha sot se Parisi nuk do të reagonte me një përgjigje bërthamore nëse Rusia do të niste një sulm të tillë ‘në Ukrainë ose në rajon’.
Komentet e fundit të Emmanuel Macron mbi përgjigjen franceze në rast të një sulmi bërthamor rus në Ukrainë kanë ‘ndezur gjakrat’ nga komuniteti ndërkombëtar dhe kundërshtarët e tij politikë në vend.
Gjatë një interviste me kanalin televiziv France 2, presidenti francez tha se Parisi “natyrisht” nuk do të përdorë armë bërthamore në përgjigje të një sulmi bërthamor rus në Ukrainë ose rajon.
“Franca ka një doktrinë bërthamore, e cila bazohet në interesat jetike të vendit të cilat janë të përcaktuara qartë. Këto nuk do të ishin në rrezik nëse do të kishte një sulm balistik bërthamor në Ukrainë ose në rajon,” tha presidenti francez.
Që nga ky çast, presidenti francez është kritikuar ashpër për thyerjen e rregullit që i detyron liderat të mbajnë një qëndrim të përgjithshëm dhe jo-specifik, në lidhje me temën e pengimit bërthamor, sidomos në një kohë kur udhëheqësi rus Vladimir Putin ka bërë kërcënime të qarta bërthamore.
“Besueshmëria e pengimit [bërthamor] mbështetet në të mos thënit e asgjëje për atë që duhet të bëjmë,” tha ish-presidenti francez Francois Hollande në radio FranceInfo, duke shtuar se duhet “të thuhet sa më pak të jetë e mundur duke qenë të përgatitur për të bërë sa më shumë që të jetë e mundur.”
Si lider i fuqisë së vetme bërthamore të BE-së, komentet e Macron se ai nuk do t’i përgjigjej një sulmi bërthamor në Ukrainë “ose në rajon” nuk ka gjasa të qetësojë vendet anëtare të BE-së që i përkasin NATO-s si Polonia, Rumania apo Sllovakia.
Neni 5 i traktatit të NATO-s thotë se anëtarët duhet të dalin në mbrojtje të anëtarëve të tjerë në rast sulmi.
Putin e ngriti presionin e një lufte bërthamore muajin e kaluar, duke kërcënuar se do të përdorte “të gjitha burimet e armëve” që kishte në dispozicion për të fituar.
Ndërsa SHBA-ja është treguar jo-specifike për sa i përket përgjigjes së saj në rast të një sulmi bërthamor rus në Ukrainë, ajo e ka bërë të qartë se Rusia do të përballej me një përgjigje masive nëse vendos ta bëjë këtë sulm.
“Kur e dëgjova të fliste, pothuajse u rrëzova nga karrigia”, tha deputeti konservator Jean-Louis Thieriot, nënkryetar i komitetit të forcave të armatosura të Asamblesë Kombëtare.
“Është një gabim politik. Një nga parimet e parandalimit bërthamor është se ekziston një pasiguri për atë që konsiderohet një interes jetik,”tha ai.
Thieriot beson se mesazhi i Macron mund të ketë qenë menduar për votuesit në shtëpi, të cilët janë të shqetësuar për mbështetjen ushtarake të Francës për Ukrainën dhe mundësinë e një lufte bërthamore.
Të hënën, vendet e G7 publikuan një deklaratë që paralajmëroi se Rusia do të përballej me “pasoja të rënda” nëse ky sulm do të ndodhte.
Këto komente duket se mund të kenë pasur qëllim mëshimin e faktit se Franca, tashmë, po punon për të arritur një autonomi strategjike dhe një Evropë që di të mbrojë veten e saj pa qenë nevoja të mbështetet tek SHBA-ja – por realisht, sa e mundur është kjo?
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta