Tërmeti me magnitudë 5 ballë godet Rusinë

14 Tetor 2022 | 08:09

Një tërmet me magnitudë 5 ballë i shkallës Rihter ka goditur Irkutsk, një qytet lindor i Siberisë me një popullsi prej mbi 600,000 banorësh, në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Sipas sizmologëve lokalë, lëkundjet sizmike kishin magnitudë 7.9 ballë në epiqendër, por u ndje si një lëkundje me magnitudë 5.0 (e moderuar) në Irkutsk, shkruan agjencia ruse e lajmeve, Tass.

Epiqendra e tërmetit ishte në liqenin Baikal, 19 km në lindje të qytetit Bolshoye Goloustnoy.

Nuk janë raportuar dëme apo viktima në Irkutsk, tha shërbimi për shtyp i administratës së qytetit.

Tërmeti u ndje gjithashtu në rajonin e afërt të Buryatia dhe kryeqytetin e tij Ulan-Ude.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026