COVID-19, rikthehen shifrat e larta në Francë

21 Gusht 2020 | 10:04

Numri i rasteve të reja në Francë ka qenë 4700 në 24 orët e fundit, ndërkohë që vendi kishte që në muajin maj që nuk shihte më shumë se 4000 në ditë. Veç kësaj, shifra e sotme është shumë më e lartë se një ditë më parë, kur u verifikuan 3776 raste.

Ngritja e beftë shpjegohet edhe nga shtimi i numrit të rasteve, por shqetësues është fakti që tani 3.3% e testeve që merren dalin pozitive, ndërsa deri më 13 gusht kjo shifër ishte 2.3%.

Pavarësisht masave të forta që u morën në mars, Franca u bë një nga vendet më të prekura në Europë, me më shumë se 30.400 të vdekur deri tani dhe 230 mijë infektime.

Qeveria i lehtësoi kufizimet në qershor, për shkak të përmirësimit të shifrave. Ndërkohë, maskat janë bërë të detyrueshme në të gjitha zonat publike ndërsa shtimi i rasteve kohët e fundit ka bërë që të ndalohen grumbullimet në turma nëpër qytete të mëdha, si Parisi, Marseja, Tuluza dhe Lila.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026