Rritet zemërimi në Iran pas dyshimeve se policia sulmoi seksualisht një grua

14 Tetor 2022 | 23:00

Një video, në të cilën dyshohet se forcat e sigurisë në Iran sulmojnë seksualisht një protestuese – gjatë tentimeve për arrestimin e saj – ka provokuar zemërim në rrjetet sociale.

Në këto platforma është bërë thirrje për “drejtësi” dhe dorëheqje të shefit të policisë.

Edhe disa persona pro-qeverisë kanë dënuar këtë akt.

Në video shihen disa zyrtarë policorë ndërsa rrethojnë një grua në rrugën kryesore. Njëri prej tyre e kap për qafe dhe e drejton te policët tjerë, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Ndërkohë që gruaja largohet në drejtim të një biçiklete, një zyrtar i afrohet dhe i vendos dorën në pjesën e prapme të trupit. Gruaja më pas shtrihet në tokë dhe më shumë zyrtarë policorë i afrohen.

Në video duket se nuk ka mbulesë në kokë. Ajo ka arritur të largohet nga vendngjarja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026