Vijon greva e naftëtarëve në Francë, kaos në pikat e karburanteve
Punonjësit në rafineritë e gjigantit francez të karburanteve “Total Energies” kanë deklaruar se do të vazhdojnë grevën paralelisht me protestat që do të nisin javën e ardhshme.
Bojkoti që ata i kanë bërë punës prej disa javësh ka ngritur shqetësimin mbi furnizimin me naftë të qytetarëve.
“Kemi hapur rubinetet për të lehtësuar qytetarët. Synimi ynë nuk është të përçajmë popullin francez, as të krijojmë tensione. Objektivi është të mbledhim qytetarët për të njëjtin qëllim. Ne kemi mirëkuptimin e publikut, pasi ndryshe nga ministrat apo menaxherët e kompanive të mëdha, ne jemi pjesë e tij”, u shpreh Fabien Prive, Sekretar i Sindikatës së Punëtorëve.
Në lokalitete të ndryshme të Francës, si në Saint Mond, janë krijuar radhë të gjata automjetesh dhe motorësh pranë pikave të karburantit.
Ndërkohë, në Versajë, infermierja Aurelie’ Martin, që viziton pacientët shtëpi më shtëpi, po has vështirësi në punën e saj.
“Kur punoj 7 ditë të javës më duhet një cisternë e mbushur plot. Nëse kam ndonjë ditë pushim më pas, sasia e karburantit nuk më del. Aktualisht po e përdor fare pak makinën”, tha Aurelie’ Martin, infermiere.
Teksa njerëzit presin nëpër pikat e karburantit, punonjësit e “Total Energies” kërkojnë rritjen me 10 për qind të pagës. Në ditët e fundit, përfaqësuesit e tyre refuzuan ofertën për një rritje më të ulët.
LEXONI GJITHASHTU
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta