Kryebashkiaku i Moskës: Mobilizimi ushtarak në kryeqytetin rus ka përfunduar

17 Tetor 2022 | 19:07

Mobilizimi ushtarak për luftën në Ukrainë ka përfunduar në rajonin e kryeqytetit rus, Moskë.

Kështu u shpreh këtë të hënë kryebashkiaku, Sergei Sobyanin, shkruan The Moscow Times.

Sobyanin tha se të gjitha qëllimet lidhur me mobilizimin janë arritur, duke shtuar se qendrat për mobilizim në Moskë do të mbyllen pasditen e së hënës.

“Njoftimet për rekrutim që janë shpërndarë gjatë mobilizimit për banorët dhe në vendet e punës, më nuk do të jenë të vlefshme”, theksoi kryebashkiaku.

Njoftimi i kryebashkiakut erdhi tre ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin premtoi se do të përfundonte mobilizimin brenda dy javësh.

Putin ka thënë se vetëm rusët që kanë shërbyer në ushtri dhe kanë përvojë luftarake, do të mobilizohen.

Udhëheqësi rus theksoi se 222,000 njerëz nga një objektiv prej 300,000 ishin tashmë të mobilizuar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026