A do të mbijetojë Liz Truss?

18 Tetor 2022 | 11:22

Dimër i vështirë për kryeministren britanike Liz Truss. Plani i saj ekonomik solli tërmet në tregjet financiare dhe dëmtoi rëndë reputacionin e saj edhe brenda Partisë Konservatore, që e ka bërë qeverisjen e saj jashtëzakonisht të brishtë.

Truss shkarkoi kreun e financave dhe e zëvendësoi me mikun dhe aleatin e saj të kahershëm, Jeremy Huntin.

Përveç kritikave për planin e saj ekonomik, britanikët tani theksojnë se pushteti në qeveri është zhvendosur tek zoti Hunt, i cili ka sinjalizuar se do të ndryshoje planin ekonomik të Liz Truss.

Partia Konservatore edhe pse ka edhe dy vite pushtet për të konsumuar, ajo ka një rënie të ndejshme në sondazhe.

Ligjvënësit konservatorë janë të shqetësuar se mund t’u duhet të zëvendësojnë udhëheqësin e tyre për herë të dytë këtë vit. Në korrik, partia rrëzoi kryeministrin Boris Johnson, i cili i udhëhoqi ata drejt fitores në vitin 2019.

Tani shumë prej tyre janë penduar për zëvendësimin e tij. Sipas rregullave të partisë, kryeministrja Truss nuk përballet me sfida ndaj udhëheqjes së saj për një vit, por disa ligjvënës konservatorë besojnë se ajo mund të detyrohet të japë dorëheqjen nëse partia mund të bjerë dakord për një pasardhës.

Rivali që humbi ndaj saj, Sunak, kryetarja e Dhomës së Komuneve Penny Mordant dhe sekretari popullor i Mbrojtjes Ben Wallace janë ndër emrat që përmenden si zëvendësues të mundshëm.

Boris Johnson vazhdon gjithashtu të gëzojë mbështetje te madhe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026