Në Shqipëri paga mesatare e pedagogëve 980 euro, në vendet e BE-së 5-9 mijë euro
Paga mesatare në universitet është 980 euro. Ky nivel page ka mbetur i pandryshuar që nga viti 2004, duke lënë vendin tonë të fundit në rajon për nivelin e pagesave.
Pagat e profesorëve në fakultete variojnë nga 90 mijë lekë deri në 140 mijë lekë në rangun drejtues. Pra, rroga mesatare mujore e mësimdhënësve në arsimin universitar është 115 mijë lekë, ose 980 euro.
Në raport me vendet e rajonit, edhe në këtë sektor, në vlerë pagat janë më të ulëtat. Ato pasohen në shkallë rritjeje nga Bosnja, Maqedonia e Veriut e Serbia.
Në Bashkimin Europian ato variojnë nga 5000 deri në 9000 euro në muaj, ndërsa në Australia e Zvicra mbajnë rekordin me rroga që mbërrijnë deri në 16 mijë euro në muaj.
Rivlerësimi i fundit për rrogat e profesorëve në Shqipëri është bërë në vitin 2004 dhe 13 vjet më vonë është bërë indeksim.
Sindikatat kërkojnë përmes protestave dhe presionit për bojkot, që pagat të rriten 30% në këto momente. Por, qeveria në përgjigjen e parë që ka dhënë ka dalë me vendimin për t’i rritur 7%.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta