Paketa e re e masave që BE propozon për të kufizuar çmimin e gazit

19 Tetor 2022 | 08:19

Komisioni Evropian propozoi të martën një paketë masash të reja për uljen e çmimit të gazit dhe sigurimin e furnizimit me gaz këtë dimër, por ndër masat e propozuara nuk ka kufizime për çmimet e gazit me shumicë.

Propozimi përfshin prokurimin e përbashkët të gazit, një mekanizëm të përkohshëm për të kufizuar çmimet e larta derisa të zhvillohet një indeks i ri i tregtimit të gazit i cili do të përfshijë gjithashtu gazin e lëngshëm, masa të reja për përdorimin transparent të infrastrukturës, solidaritet midis vendeve anëtare dhe një reduktim të kërkesës për gaz.

Shumica e kontratave të gazit në Evropë janë të indeksuara në bursën kryesore evropiane të gazit në Holandë, TTF. Ky indeks i referohet gazit të dhënë nga gazsjellësi dhe nuk pasqyron çmimet e transaksioneve të gazit të lëngshëm, shkruan KosovaPress.

Komisioni dëshiron të krijojë një indeks shtesë për gazin e lëngshëm. Aktualisht, çmimi i importit të gazit të lëngshëm bazohet në TTF, i cili nuk është më një pasqyrim adekuat i realitetit të tregut pasi ndikohet nga pengesat e infrastrukturës në Evropën Veri-Perëndimore dhe është subjekt i manipulimit rus të furnizimeve me gaz natyror.

Sipas rregullores së propozuar, Agjencia për Bashkëpunimin e Rregullatorëve të Energjisë (ACER) ka për detyrë të krijojë një mjet objektiv të vlerësimit të çmimeve, jo më vonë se dy javë pas hyrjes në fuqi të rregullores dhe deri më 31 mars 2023, vlerën e referencës së importeve të LNG-së në BE.

Kjo do të arrihej duke mbledhur informacion në kohë reale për të gjitha transaksionet ditore të gazit të lëngshëm dhe duke rritur transparencën në treg.

Komisioni tani dëshiron të krijojë një indeks të ri që do të pasqyrojë më mirë çmimet e gazit të lëngshëm, ndërsa ndërkohë po propozon një mekanizëm të përkohshëm për të kufizuar çmimet e gazit këtë dimër.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026