Pheniani lëshon predha artilerie si “paralajmërim serioz” për Seulin

19 Tetor 2022 | 09:28

Koreja Veriore ka thënë të mërkurën se ka shtënë me predha artilerie në ujërat afër kufirit me Korenë Jugore, si paralajmërim për stërvitjet ushtarake të Seulit.

Ushtria Popullore Koreane ka nisur të shtëna “kërcënuese dhe paralajmëruese drejt ujërave lindorë dhe perëndimorë si kundërmasë e fuqishme ushtarake”, ka thënë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, sipas një deklarate të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA.

Në deklaratë është kërkuar që Seuli “të ndalë menjëherë provokimet nxitëse, të cilat përshkallëzojnë tensionet ushtarake në frontin e luftës”.

Seuli ka thënë se Koreja Veriore ka nisur më shumë se 250 predha artilerie në gjirin perëndimor dhe atë lindor, në zonën kufitare që ndan dy vendet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026