Britania e Madhe në alarm, Kina po rekruton pilotë për të trajnuar ushtrinë e saj

19 Tetor 2022 | 09:41

Kina ka rekrutuar dhjetëra ish-pilotë ushtarakë britanikë për të mësuar forcat e armatosura kineze se si të shkatërrojnë avionët luftarakë dhe helikopterët e Perëndimit, duke u cilësuar si një kërcënim për interesat e vendit.

Sipas zyrtarëve, rreth 30 avionë dhe disa pilotë, të joshur nga pagat e larta prej rreth 240,000 paund ndodhen aktualisht në Kinë duke trajnuar pilotët për Ushtrinë Çlirimtare Popullore, në atë që një analist i mbrojtjes e përshkroi si një shkelje të sigurisë.

“Kjo është e tmerrshme. Çfarë po mendonin ata?”, tha një oficer i lartë i Forcave Ajrore Mbretërore në pension.

Pekini po përpiqet të punësojë shumë e më shumë pilotë ushtarakë dhe ish-pilotë dhe specialistë të tjerë nga e gjithë RAF, Marina Mbretërore dhe Ushtria Britanike, si dhe personel nga vendet e tjera perëndimore, sipas një zyrtari perëndimor.

Situata është kaq kritike, duke bërë që Shërbimi i Inteligjencës së Mbrojtjes të Ministrisë së Mbrojtjes të lëshonte të martën alarmin duke paralajmëruar personelin ushtarak dhe ish-ushtarak kundër qasjeve të tilla.

Një zyrtar perëndimor tha se skemat e rekrutimit përbënin “një kërcënim për interesat e Mbretërisë së Bashkuar dhe perëndimore”.

Pavarësisht potencialit për dëmtimin e sigurisë kombëtare, Mbretëria e Bashkuar duket se ka qenë e pafuqishme për të ndaluar skemat e rekrutimit ose për të detyruar ish-personelin e shërbimit të kthehen në shtëpi, pavarësisht thirrjeve të shumta.

Zyrtari tha se nuk besonte se dikush kishte shkelur Aktin e Sekreteve Zyrtare, që do të ishte një vepër penale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026