20 shishe vodka, KE: Berluskoni shkeli sanksionet duke pranuar dhurata nga Putin 

20 Tetor 2022 | 12:44

Komisioni Evropian njoftoi sot se 20 shishe vodka, të cilat presidenti rus Vladimir Putin ia dërgoi politikanit italian Silvio Berlusconi si dhuratë për ditëlindje, përfaqësojnë shkelje të sanksioneve evropiane, të cilat u futën pas pushtimit të Ukrainës.

Ish-kryeministri Berlusconi, partia e të cilit Forza Italia pritet të jetë pjesë e qeverisë së re të koalicionit të Italisë, ndezi polemika këtë javë kur tha se ishte përsëri në kontakt me Putinin.

“Për ditëlindjen time ai më dërgoi 20 shishe vodka dhe një letër shumë të ëmbël”, u tha Berlusconi, i cili mbushi 86 vjeç muajin e kaluar, deputetëve të dhomës së tij të ulët, sipas një regjistrimi audio të publikuar nga agjencia e lajmeve La Presse.

La Presse raporton, bazuar në atë video, se Berlusconi ia ktheu Putinin duke i dërguar verë të gazuar italiane.

“Politikanë të ndryshëm duan të rinovojnë kontaktet kur bëhet fjalë për vendet anëtare të BE-së. Ata janë të lirë të kenë kontakte dypalëshe, por ne presim që ata të respektojnë pozicionin dhe politikën e BE-së dhe t’i mbajnë kontaktet në minimum”, tha Nabila Masrali, zëdhënëse për punët e jashtme.

Ajo shtoi se në komunikim me zyrtarët rusë, politikanët nga vendet e BE-së duhet të përcjellin pikëpamjet e BE-së për agresionin e paligjshëm kundër Ukrainës dhe t’i kërkojnë Rusisë që menjëherë t’i japë fund luftës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026