Dita e dytë e samitit të BE-së: Kufiri i çmimit të gazit është ende temë e nxehtë 

21 Tetor 2022 | 13:56

Sot mbahet dita e dytë e samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Gjatë ditës së parë, tema e nxehtë ishte kriza energjetike dhe liderët diskutuan për gjetjen e një zgjidhjeje për çmimet e larta dhe një furnizim më të sigurt me energji.

Vendet anëtare të BE-së tashmë kanë rënë dakord të ruajnë sa më shumë gaz të jetë e mundur dhe të rikuperojnë të ardhurat nga firmat e energjisë për t’i shpenzuar për të ndihmuar konsumatorët.

Udhëheqësit e BE-së në samit përfundimisht mbështetën propozimet nga Komisioni Evropian duke filluar nga kjo javë për të nisur një çmim alternativ reference për gazin natyror të lëngshëm dhe blerjet vullnetare të gazit të grumbulluar, megjithëse ligjet për ta bërë këtë do të negociohen në ditët në vijim, shtoi Reuters.

Megjithatë, pas një jave negociatash mes liderëve, ministrave dhe diplomatëve të BE-së, samiti u ndërpre sot në mëngjes rreth orës 02:00 të mëngjesit pa një vendim përfundimtar për kufirin e çmimit të gazit.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026