Turqia sulmon Macron pas deklaratave në NATO: Po sponsorizon terrorizmin

29 Nëntor 2019 | 12:09

Presidenti francez, Emmanuel Macron lëshoi kritika të ashpra në drejtim të Turqisë gjatë një fjalimi në Paris pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Turqia nuk duhet ta kishte bërë “fakt të kryer ndërhyrjen e vet ushtarake (ndaj të ashtuquajturit Shteti Islamik), duke vënë në rrezik koalicionin”, tha Macron.

“Shpresoj se do të kemi një diskutim si aleatë për angazhimin tonë solid në luftën kundër terrorizmit në Sahel dhe në Lindjen e Mesme. Ndërhyrja ushtarake e Turqisë në Veri të Sirisë nxori në pah pyetje të vërteta që duhet t’i diskutojmë me ta”, – tha Macron.

Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu i hodhi poshtë kritikat e Macron,  duke e akuzuar atë si sponsorizues të terrorizmit.

Ai lëshoi një lumë kritikash ndaj lidershipit të Macron që sipas tij është ‘lëkundur’, ndërsa i bëri thirrje presidentit të Francës të qëndrojë me aleatMacron u takua me Jihane Ahmed, zëdhënësen e Forcave Demokratike Sirianë të udhëhequr nga kurdët, muajin e shkuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026