Truss mban fjalimin e fundit si kryeministre e Britanisë: Ishte nder për mua
Liz Truss ka mbajtur fjalimin e fundit si kryeministre e Britanisë.
Në fjalën e saj, ajo tha se ishte “një nder i madh” të ishte kryeministre e Britanisë, duke theksuar se qeveria e saj është e vendosur të mbështesë familjet dhe bizneset.
Truss tha se qeveria e saj kishte vepruar “urgjentisht dhe me vendosmëri” për të ndihmuar familjet si dhe mijëra biznese për të shmangur falimentimin.
Në të njëjtën kohë, ajo kërkoi “të përfitojnë nga liritë që jep Brexit”.
“Ne duhet të përfitojmë nga liritë tona të Brexit për t’i bërë gjërat ndryshe. Kjo do të thotë, të ofrojmë më shumë liri për qytetarët tanë dhe të rivendosim pushtetin për institucionet tona demokratike”- tha ajo.
Truss u zotua gjithashtu se do vazhdojë mbështetjen për Ukrainën.
“Tani më shumë se kurrë, ne duhet të mbështesim Ukrainën. Ukraina duhet të mbizotërojë dhe ne duhet të vazhdojmë të forcojmë mbrojtjen e kombit tonë.”- tha ajo.
Duke përfunduar fjalimin e saj, Truss shtoi: “Ne vazhdojmë të luftojmë përmes një stuhie, por unë besoj në Britaninë, besoj në popullin britanik dhe e di se ditë më të ndritshme na presin”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta