1.15 mld euro, detyrimet e bizneseve te tatimet

25 Tetor 2022 | 12:14

Borxhet ndaj tatimeve gjatë vitit 2021 u rritën si në vlerë, ashtu edhe në numrin e subjekteve debitore.

Një raport auditimi rregullshmërie i Kontrollit të Lartë të Shtetit vëren se detyrimet e papaguara në tatime u rritën me gati 107 milionë euro përgjatë vitit të kaluar.

Në total, borxhi i subjekteve ndaj tatimeve ka arritur në 1.15 miliardë euro në fund të vitit 2021, nga 1.04 miliardë euro që ishte në fillim të po të njëjtit vit.

Rritje me afërsisht 24 mijë ka edhe numri i subjekteve debitore, që shkuan nga 169 mijë në 193 mijë gjatë vitit të kaluar.

Nga auditimi i KLSH-së konstatohet se stoku i detyrimeve të papaguara rritet me një ritëm më të lartë se mbledhja e detyrimeve të prapambetura. Përgjatë 2021 rritja e detyrimeve është më shumë se dyfishi i 2020-s, kur shifra ishte 46 milionë euro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026