Harta e vendeve europiane me rregullat më strikte kundër COVID-19
Një ekip nga Universiteti i Oksfordit ka mbledhur të dhëna për sa i përket rregullave të vendosura nga qeveritë e mbi 180 shteteve për të përballuar pandeminë.
Ata i kanë ndarë zbulimet e tyre në katër indekse: përgjigja e përgjithshme e qeverisë, mbështetja ekonomike, frenimi i përhapjes dhe shëndeti dhe rreptësia e masave.
Kjo e fundit përllogarit ashpërsinë e masave të vendosura gjatë pandemisë dhe synon të hedhë dritë mbi debatin nëse masat e marra nga qeveritë e vendeve të ndryshme kanë qenë të duhura.
Sipas të dhënave, Kosova (69.44/100) paraqitet si vendi me masat më shtrënguese në Europë, për sa i përket menaxhimit të pandemisë nga qeveria, ndërsa Bjellorusia dhe Gjeorgjia janë regjistruar si vendet më të lirshme (8.33/100).
Portugalia kryeson listën e shteteve të Bashkimit Europian (66.2/100), ndërsa Estonia dhe Lituania renditen të fundit (19.44/100).
Si është përllogaritur indeksi?
“Ne shënojmë prezencën e rregullave të vendosura gjatë pandemisë”, shpjegon për Euronews Dr Anna Petherick, pedagoge dhe një prej autoreve të këtij studimi.
Për të matur rreptësinë e masave, ekipi ka shënuar 9 indekse: mbyllja e shkollave dhe vendeve të punës, transporti, kufizimet mbi lëvizjet, udhëtimet e grumbullimet si dhe fushatat për informimin publik.
Në studim janë rreth 290 kontribuues të cilët përditësojnë shifrat sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet përkatëse.
A kanë qenë më të suksesshme politikat strikte?
“Mendësia më naive është se pengimi lëvizjes dhe ndërveprimit në tërësi është zgjidhja, por më pak naivja është se kjo nuk vjen pa një kosto”, thotë Petherick, duke shtuar se kombinimi i një sërë politikash po jep përfitimet më të mëdha shëndetësore.
Megjithatë, “momentet kur u shfaq pandemia për herë të parë sugjerojnë se ekziston një lidhje midis përgjigjes me masa strikte dhe shpejtësisë në marrjen e këtyre masave, të cilat shoqërohen me një numër më të ulët vdekjesh”.
Të dhënat tregojnë se numri i viktimave në ditë (me gri) ka në fakt një korrelacion me rreptësinë e masave të marra nga qeveria (me blu).
Qëllimi kryesor nuk është matja e efikasitetit të këtyre politikave, pasi situata mund të ndryshojë gjerësisht nga vendi në vend, por “dhënia e një kontributi mbi këtë debat”, thotë Petherick.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta