Studimi| Një e katërta e njerëzve vuajnë pasoja afatgjata pas COVID

25 Tetor 2022 | 15:53

Çdo i katërti ish-pacient që ka kaluar COVID-19 vuan nga pasoja afatgjata gjashtë deri në 12 muaj pasi është infektuar me koronavirus, por periudha e rikuperimit mund të zgjasë deri në 18 muaj.

Kështu raportojnë agjencitë shëndetësore duke cituar dy studime të veçanta nga shkencëtarë gjermanë dhe skocezë.

Shkencëtarët skocezë kanë regjistruar se një pjesë e pacientëve që e kanë kapërcyer COVID-in ndjejnë simptoma për më shumë se një vit, ndoshta pas 18 muajsh, dhe më së shumti bëhet fjalë për lodhje dhe rraskapitje kronike, vështirësi në përqendrim dhe probleme me kujtesën.

Hulumtimet në Gjermani u kryen në mesin e 12 mijë njerëzve të moshës 18 deri në 65 vjeç dhe ish-pacientët u ankuan për vështirësi në frymëmarrje, gulçim dhe humbje të përkohshme të nuhatjes dhe shijes, së bashku me gjendje të shpeshta ankthi dhe depresioni.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026