Organizata Botërore e Shëndetësisë: Europa është e gatshme ta përballojë valën e dytë të coronavirusit
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka vënë në dukje disa “shenja inkurajuese” që tregojnë se shtetet europiane janë tashmë të gatshme ta përballojnë coronavirusin, pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të reja, që pas lehtësimit të kufizimeve.
Gjatë një konference të OBSH, Bruse Aylward, këshilltari i lartë i drejtorit të përgjithshëm, theksoi njohuritë dhe aftësitë e reja të përfituara nga kjo pandemi, prej një periudhe vetëm disa mujore.
“Europa ka mësuar si të identifikojë, izolojë dhe të karantinojë rastet”, tha Aylward.
“Edhe pse nuk mund të jemi të kënaqur me numrin e rasteve, më duhet të them se ekzistojnë shenja inkurajuese që mund t’i kthejnë përmbys këto shifra të reja, më shpejtë se në pranverë, sepse tashmë janë përftuar njohuri dhe aftësi të reja”, shtoi ai.
Katër faktorët kyç të rihapjes
Dr. Tedros Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së tha se për të ulur përhapjen e coronavirusit dhe për të lejuar një rihapje të sigurt nga izolimi, duhen marrë parasysh katër faktorë kyç:
Ndalimi i grumbullimeve në masë, si për shembull në stadiume apo lokale nate.
Ulja e vdekjeve duke ruajtur grupet më vulnerabël, siç janë të moshuarit apo personat me sëmundje të tjera.
Sipas tij, të gjithë duhet të bëjnë më të mirën e tyre për të ndjekur rregullat, si larja e shpeshtë e duarve, mbajtja e maskës dhe distancimi fizik.
Ai gjithashtu shtoi se qeveritë duhet të jenë të gatshme të gjejnë, izolojnë, testojnë dhe të kujdesen për të gjithë personat e infektuar apo personat të cilët kanë pasur kontakt me to.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta