Gjermania fuqive të mëdha: Nuk bëhemi lodra e askujt
Gjermania nuk do të lejojë që të kthehet në lodrën e fuqive të mëdha, për shkak të konkurrencës mes tyre. Mesazhi i përcjellë nga Berlini nga shefi i diplomacisë gjermane i është referuar përplasjeve mes Uashingtonit, Pekinit dhe Moskës, që kërkojnë partneritetin me Gjermaninë.
Kështu ka deklaruar të martën ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas, i cili priti në Berlin homologun kinez, Wang Yi.
“Ne nuk do të lejojmë që të kthehemi në lodrën e konkurrencës së fuqive të mëdha, konkretisht Amerikës, Rusisë dhe Kinës. Ne dëshirojmë dialogun me të gjithë”, tha Heiko Maas, ministri i Jashtëm i Gjermanisë:
Maas shtoi gjithashtu se kërcënimet nuk kanë vend pasi ministri kinez u citua të thoshte se kreu i Senatit të Republikës Çeke do të paguajë një çmim të shtrenjtë për udhëtimin në Tajvan.
“Natën e kaluar isha në kontakt me homologun tim çek, ku ka një debat për shkak të vizitës në Tajvan të kryetarit të Parlamentit çek. Sikurse e dini, ne evropianët veprojmë në bashkëpunim sa i takon çështjeve të sigurisë dhe politikës së jashtme dhe i trajtojmë partnerët ndërkombëtarë me respekt. Ne presim të njëjtën gjë prej tyre dhe kërcënimet nuk kanë vend këtu”, tha Heiko Maas, ministri i Jashtëm i Gjermanisë.
Maas tha gjithashtu se ministri kinez kishte shprehur gatishmërinë për të lejuar një mision të pavarur monitorimi të OKB-së në kampet e pakicës ujgure të Kinës.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se mbi 1 milion ujgurë dhe myslimanë të tjerë mbahen të burgosur kundër vullnetit të tyre në kampet e ngritura në rajonet e largëta lindore.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta