‘Përplasje’ Meloni-Salvini, kryeministrja shpalos planin për emigrantët

27 Tetor 2022 | 21:09

Sikurse e dimë, politikat migratore janë zemra e programit politik të koalicionit të djathtë. Teksa iu drejtua Parlamentit, Giorgia Meloni u zotua se do të ndalë nisjet ilegale dhe trafikun njerëzor duke rikthyer operacionin e koduar “Sofia” dhe duke punuar me institucionet e BE-së.

Ajo tha: “Ne duam të parandalojmë që trafikantët të zgjedhin se kush duhet të hyjë në Itali”. Por pavarësisht faktit se ajo është gati të punojë me institucionet e BE-së, duket se dy nga ministrat e saj kanë nisur nga puna për implementimin e qasjes së ashpër ndaj emigrantëve.

Njëri është ministri i Brendshëm Piantedozi, që ka kërcënuar se do të bllokojë dy varkat e shpëtimit që mbajnë disa qindra emigrantë; njëra është “Oshën Viking” dhe tjetra “Hjumaniti”. Sipas ministrit, ato nuk zbatuan rregullat. Madje, ai ka thirrur një takim për ta diskutuar çështjen me Komitetin e Sigurisë Kombëtare.

Tjetri është Matteo Salvini, lideri i Ligës, që është emëruar ministër i Infrastrukturës. Ai do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e porteve të vendit dhe ka kërcënuar që tani se do t’i mbyllë ato për të parandaluar hyrjen e emigrantëve në vend. Ai ka zhvilluar edhe një takim me krerët e Rojës Bregdetare italiane.

Disa analistë kanë sugjeruar se kjo është fushata e fundit e Salvinit për të ndihmuar partinë e tij të sigurojë më shumë mbështetje dhe votat që ka humbur ndër vite”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026