BE do të heqë dorë nga makinat me motorë me djegie deri në vitin 2035
Ligjvënësit evropianë të enjten në mbrëmje arritën një marrëveshje për të hequr gradualisht shitjen e makinave dhe furgonëve të rinj me motor me djegie deri në vitin 2035.
Marrëveshja midis përfaqësuesve të Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian është për të reduktuar emetimet neto të gazeve me të paktën 55% deri në vitin 2030.
Legjislacioni i ri planifikon një objektiv për reduktimin e emetimeve të CO2 prej 55% për makinat e reja dhe 50% për furgonët e rinj deri në vitin 2030 krahasuar me nivelet e vitit 2021 dhe për një ulje prej 100% të emetimit të CO2 deri në vitin 2035, duke ndaluar në mënyrë efektive shitjen e makinave të reja me motor me djegie, shkruan Euronews.
“Me këto objektiva, ne krijojmë qartësi për industrinë e makinave dhe stimulojmë inovacionin dhe investimet për prodhuesit e makinave. Përveç kësaj, blerja dhe drejtimi i makinave me emetim zero do të bëhen më të lira për konsumatorët,” tha eurodeputeti holandez Jan Huitema, raportuesi i Parlamentit.
LEXONI GJITHAHSTU:
- Shpërndanin drogë në qytetet e Italisë, arrestohen 3 shqiptarë, mes tyre një grua
- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi paraqitet në SPAK
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për policinë e shtetit, nuk do doja të isha para jush.
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)