Rriten rastet e reja me COVID-19 në Spanjë, mbi 8000 për 24 orë

2 Shtator 2020 | 16:46

Numri i rasteve të reja me COVID-19 sa vjen e po shtohet në Spanjë, duke arritur në 221 për çdo 100 mijë banorë, gjashtë herë më shumë se mesatarja europiane.

Të martën u regjistruan 8115 raste të reja brenda 24 orëve, rritja më e madhe që nga data 23 mars. Megjithatë, kjo shifër përfshin edhe ata me teste serologjike, e cila përfshin edhe pacientët që e kanë kaluar pa simptoma dhe janë shëruar pa e kuptuar.

Spanja ka pasur më shumë se 470 mijë raste deri tan dhe pothuajse 30 mijë të vdekur, që nga nisja e pandemisë.

Në shtatë ditët e fundit janë zbuluar rreth 50 mijë raste të reja, ndërkohë që javën para kësaj kjo shifër ishte 37 mijë.

Edhe numri i vdekjeve është rritur, me 159 të vdekur në shtatë ditët e fundit. Ajo që është më shqetësuese është se në Spanjë shifrat janë tepër më të larta se në vendet e tjera të BE-së. Franca renditet e dyta, me 92 raste për 100 mijë banorë.

Ditën e martë në Francë janë regjistruar rreth 5000 raste të reja, duke e çuar totalin në 286 mijë. Ndërsa në Gjermani, numri i madh i testimeve dhe i gjurmimit të rasteve ka bërë që të ketë më pak vdekje se në vendet fqinje.

COVID-19 ka marrë jetën e 857.000 njerëzve në të gjithë botën, ndërkohë që janë verifikuar më shumë se 6 milionë raste.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026