Protesta antiqeveritare në Çeki, kundër rritjes së çmimeve, BE dhe ‘Ukrainës’

29 Tetor 2022 | 14:03

Prej disa ditësh qytetarët në Çeki protestojnë kundër qeverisë. Ata mblidhen në Pragë në sheshin kryesor të kryeqytetit.

Shumë prej protestuesve mbajnë në duar flamuj kombëtarë, postera kundër qeverisë, kundër luftës dhe Bashkimit Evropian.

‘Ne nuk duam një qeveri shkatërruese, ndaloni rritjen e çmimeve”, shkruhej në disa nga pankartat.

Sipas autoriteteve, në shesh ishin mijëra protestues të cilët brohorisnin ‘Dorëhiquni, turp dhe ne duam paqe’.

Që nga nisja e muajit shtator kjo është protesta e tretë e madhe në Çeki.

Në demonstratën e parë morën pjesë 70 mijë qytetarë dhe numri i tyre ka vijuar të rritet,

Organizatorët e demonstratës, që e quajnë veten “Revolucioni jo i dhunshëm – Republika Çeke në vendin e parë”, nuk pajtohen me politikën aktuale të qeverisë dhe duan ndryshim. Nga podiumi në dy mitingjet e mëparshme, folësit kritikuan kryesisht çmimet e larta të energjisë, kursin pro-perëndimor të qeverisë aktuale dhe mbështetjen e saj për Ukrainën.

Republika Çeke, e cila aktualisht mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, i ka ofruar Ukrainës ndihmë të konsiderueshme ushtarake dhe humanitare që kur Rusia nisi agresionin e saj ushtarak në këtë vend.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026