38 vjet në burg për krimin që nuk e kreu, lirohet falë analizës së ADN-së
Amerikani Maurice Hastings u shpall i pafajshëm, pasi kaloi 38 vjet burg për vrasjen e një gruaje në vitin 1983 në Kaliforni dhe dy tentativa të tjera për vrasje.
Analiza e ADN-së vërtetoi se autori i këtyre krimeve ishte një tjetër i burgosur, i cili vdiq në vitin 2020, ndërsa vuante dënimin me burg për rrëmbim me armë, shkruan Euronews Serbia.
Hastings, tanimë 69 vjeç, u lirua më 20 tetor pasi u anulua dënimi i tij me burgim të përjetshëm.
“Sistemi i drejtësisë nuk është i përsosur dhe kur mësojmë për prova të reja që na bëjnë të humbasim besimin në një dënim, është detyra jonë të veprojmë shpejt,” tha Prokurori i Qarkut të Los Anxhelosit, George Gascon, duke e quajtur dënimin e Hastings një padrejtësi të tmerrshme.
Pas një seance gjyqësore më 20 tetor, kur vendimi i fajësisë për të u anulua, Hastings tha se nuk ishte i hidhëruar dhe donte të shijonte pjesën tjetër të jetës së tij, sepse ishte lutur që kjo ditë të vinte për shumë vite.
LEXONI GJITHASHTU
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta