BE: Të zhgënjyer me mosshtyrjen e afatit për targat
Bashkimi Evropian tha se është i “zhgënjyer” me vendimin e qeverisë së Kosovës për mosshtyrjen e afatit për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia dhe konvertimin e tyre në targat RKS – Republika e Kosovës.
“Është zhgënjyese të shohësh se nuk është ndjekur këshilla e partnerëve ndërkombëtarë. “Marrëveshja përkatëse e vitit 2016 parashikonte një proces të përcaktuar qartë me një afat kohor 12-mujor për procesin e largimit të targave, i cili nuk është ndjekur. Kosova duhet të lejojë një periudhë më të gjatë tranzicioni”, thuhet në reagimin e BE-së.
BE tha se është e domosdoshme ruajtja e qetësisë dhe u bëri thirrje palëve që të shmangin çdo veprim apo retorikë që mund të rrezikojë stabilitetin në terren, veçanërisht në veri të Kosovës”.
Një ditë më parë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se janë të “zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë për ta bërë një gjë të tillë”.
LEXONI GJITHASHTU
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta