Hakerohet telefoni i Truss? Gazeta britanike: Rusët vodhën mesazhet e një viti

30 Tetor 2022 | 13:34

Deputetët e opozitës britanike kanë kërkuar një hetim pas raportimit të një gazete se agjentë të Kremlinit kishin hakeruar telefonin celular të ish-kryeministres Liz Truss kur ajo ishte ministre e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.

Në një artikull të pakonfirmuar, “The Mail on Sunday” ka cituar burime pranë shërbimeve sekrete që kanë ruajtur anonimatin.

Një prej burimeve i tha gazetës se telefoni i “kompromentuar” ishte vendosur në një kasafortë të mbyllur tashmë me çelës në një vend të sigurt të qeverisë britanike, pasi ishin hakeruar mesazhet e një viti, të cilët trajtonin çështje të rëndësishme si lufta në Ukrainë.

Sipas burimeve, hakerat kanë siguruar akses në shkëmbimet e mesazheve ‘top-secret’ mes Truss dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Deputetja laburiste Yvette Cooper, e angazhuar për çështjet e sigurisë së brendshme, ka deklaruar se lajmi i publikuar në media ngre shqetësime mbi sigurinë kombëtare, në vartësi të mënyrës se si informacionet në posedim të Truss kanë përfunduar në duart e rusëve.

“Është jetike që këto çështje sigurie të hetohen deri në nivelet më të larta”, ka deklaruar Cooper.

Edhe Layla Moran, zëdhënëse për çështjet e jashtme pranë liberal-demokratëve, ka bërë thirrje për një hetim të pavarur dhe urgjent për të zbuluar të vërtetën.

Artikulli nuk sqaron bazat mbi të cilat dyshohet se prapa sulmit është Rusia, por gazeta citon një burim pranë shërbimeve të sigurisë që thotë: “Duhet pak kohë për të zbuluar se kush fshihet pas sulmeve të tilla, por Rusia është në majë të listës së të dyshuarve”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026