Bota kritikon Rusinë: Tërheqja nga akordi i transportit të grurit, katastrofë

30 Tetor 2022 | 16:35

Rusia do të njoftojë zyrtarisht sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për tërheqjen nga akordi për transportin e drithërave. Lajmin e bëri të ditur përfaqësuesi i Kremlinit në Kombet e Bashkuara, Dmitry Polyanskiy.

Në profilin e tij në Twitter, diplomati rus përsëriti qëndrimin e Moskës se vendimi ishte marrë pas një sulmi ukrainas ndaj anijeve ushtarake ruse, që garantonin sigurinë e transportit të drithërave.

Ndërkohë, për presidentin ukrainas, kriza ushqimore kishte nisur më parë.

“Rusia filloi qëllimisht rëndimin e krizës ushqimore që në shtator, kur bllokoi lëvizjen e anijeve me ushqimin tonë. Ky është një synim i hapur i Rusisë për të rikthyer kërcënimin e urisë masive në Afrikë dhe Azi”- tha Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell i bëri thirrje Rusisë në Twitter që të rishikojë vendimin e saj.

“Ai vë në rrezik eksportin e drithërave dhe fertilizuesve, aq të nevojshëm për të luftuar krizën ushqimore globale”, u shpreh Borrell.

Një reagim erdhi edhe nga Uashingtoni.

“Vendimi është mizor dhe do të rrisë vdekjen nga uria. Nuk kishte arsye që ata ta bënin këtë. Akordi u negociua nga OKB dhe vetëm ajo mund t’i japë fund”- theksoi Joe Biden, president i SHBA.

Marrëveshja u ndërmjetësua nga Kombet e Bashkuara dhe mundësoi eksportet e grurit ukrainas përmes detit të Zi, në një kohë krize globale të shkaktuar pikërisht nga lufta në Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026