Shembet ura në Indi, humbin jetën 68 persona

30 Tetor 2022 | 18:56

Të paktën 68 persona kanë vdekur pasi një urë për këmbësorë u shemb në shtetin perëndimor të Indisë, Gujarat.

Qindra njerëz u zhytën në lumin Macchu në qytetin Morbi.

Raportet thonë se rreth 400 njerëz ishin në urë në momentin që kjo e fundit ra. Incidenti vjen vetëm disa ditë pasi ura u rihap pas riparimeve, ndërkohë mbeten të paqarta shkaqet e rrëzimit të urë.

Më shumë se 80 njerëz janë shpëtuar, tha Brijesh Merja, një ministër i shtetit, shkruan BBC.

Ura u ndërtua gjatë sundimit britanik të Indisë në shekullin e 19-të dhe është një atraksion i njohur turistik në zonë.

Autoritetet lokale thonë se kishte më shumë seç duhej njerëz në urë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026