A do rriten taksat për qytetarët në vitin 2023? Përgjigjet gazetarja

30 Tetor 2022 | 20:24

Gazetarja Mirilda Tili, teksa ka komentuar projektbuxhetin për vitin 2023 është shprehur se qytetarët shqiptarë nuk do të paguajnë taksa të tjera përveç 20% e TVSH që është në çdo produkt.

E ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, gazetarja tha se problemi qëndron te paketat që bëhen nga qeveria, pasi sipas saj nuk ka stabilitet dhe bizneset nuk bëjnë dot plane.

“Inflacioni është një krizë që vjen nga politikat dhe jo nga lufta, po ja faturojmë luftës edhe pse Shqipëria nuk është e lidhur drejtpërdrejt me luftën. Shqiptarët do vuajnë nga inflacioni dhe 20% e TVSH, por në taksa të drejtpërdrejta shqiptarët nuk do të kenë ngarkesa shtesë, të paktën për 2023. Por problemi është  se s’mund të ketë gjithmonë ndryshime në paketa sepse bizneset kërkojnë stabilitet, sepse nuk bëjnë dot plane”- tha ajo.

Arkëtimet nga masat fiskale do të jenë gjithsej 14.8 mld lekë. 4.5 mld nga paketa fiskale 2023, 2 mld nga lojërat e fatit dhe 8.3 mld nga taksimi special.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026