Migen Qiraxhi: Vitin e ardhshëm ne do të jemi më të varfër, por qeveria më e pasur

30 Tetor 2022 | 21:58

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare ka deklaruar se vitin e ardhshëm qeveria do të jetë më e pasur ndërsa populli më i varfër.

I ftuar në emisionin “Revieë” në Euroneës Albania, Qiraxhi theksoi se arka e shtetit është plotë ndërsa ekonomia familjare është shumë e dobë.

“Ne jemi mbërthyer pas shifrave. Shteti jonë me planifikimin që po i bën buxhetit përllogaritet deri në 632 miliardë lekë. Buxheti i shteti dhe qeveria jonë pritet të jetë shumë më e pasur sesa vitet e kaluara.

Ndërkohë që ne na thuhet që inflacioni është shumë i lartë dhe për të njëjtat lekë nuk do të marrësh të njëjtën sasi mallrash, për ato lekë që ne shpenzojmë vetëm në vitin që lamë pas përllogaritet 460 milionë euro vetëm nga TVSH.  Ne jemi duke përjetuar një raport jo të drejtë, mes asaj që ne po përjetojmë shtetin me arkën më të shëndoshë në historinë e vendit ndërkohë që jemi duke jemi përjetuar ekonomi familjare më të dobët”- theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026