SHBA liron të burgosurin më të vjetër të Guantanamos

31 Tetor 2022 | 10:21

I burgosuri më i vjetër i Guantanamos është liruar në vendin e tij, Pakistan, pas gati dy dekadash.

Saifullah Paracha, 75 vjeç, u arrestua dy vjet pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA dhe u akuzua si simpatizant i Al-Kaedës, shkruan BBC.

Paracha u dyshua për financimin e grupit xhihadist, por deklaroi se ishte i pafajshëm dhe nuk u akuzua kurrë.

Burgu ushtarak amerikan në Kubë dikur strehonte qindra militantë të dyshuar, të kapur pas sulmeve.

“Z. Saif Ullah Paracha, një shtetas pakistanez, i cili u ndalua në Gjirin e Guantanamos, është liruar dhe ka arritur në Pakistan të shtunën, 29 tetor 2022”, tha Ministria e Jashtme e Pakistanit .

“Ne jemi të kënaqur që një shtetas pakistanez i ndaluar jashtë vendit, më në fund është ribashkuar me familjen e tij”, shtohet në deklaratë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026