Eurozona: Inflacioni në tetor shënoi një rekord të ri
Rritja ekonomike në Eurozonë u ngadalësua edhe në tremujorin e tretë, me një rritje 0.2 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm, ndërsa inflacioni u përshpejtua në tetor dhe arriti një rekord të ri 10.7 për qind, sipas të dhënave të publikuara sot nga agjencia evropiane e statistikave Eurostat.
Ekonomitë e Eurozonës u treguan më elastike se sa pritej në tremujorin korrik-shtator, pavarësisht përshpejtimit të rritjes së çmimeve, të nxitur nga lufta në Ukrainë, por duke rritur rrezikun e një recesioni.
Megjithatë, treguesit më të mirë se sa pritej ende konsiderohen vetëm si një shenjë pushimi, pasi çmimet vazhdojnë të rriten me luftën në Ukrainë dhe krizën energjetike, dhe tregues të tjerë tregojnë tashmë një rënie të aktivitetit ekonomik, sipas ekspertëve, shkruan KosovaPress.
Inflacioni vjetor arriti në 10.7 për qind në tetor dhe në shtator ishte 9.9 për qind, tashmë më i larti që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave statistikore në vitin 1997.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta