Danimarka në zgjedhje, kontraste në koalicionin qeverisës dhe frikë nga radikalët
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka luajtur me zjarrin kur ka planifikuar të mbajë zgjedhje të parakohshme. Procesi elektoral mbahet të martën e 1 nëntorit.
Sipas sondazheve, të majtët e të ashtuquajturit “Blloku i Kuq” dhe krahu i djathtë i udhëhequr nga liberalët janë në një garë kokë më kokë për të fituar vendet e Parlamentit.
Frederiksen, lidere e një qeverie pakice, vendosi të mbante zgjedhje pasi një partner i koalicionit kërcënoi se do ta braktiste atë. Kryeministrja, në pushtet që prej 2019-s, është kritikuar gjerësisht gjatë kohës së pandemisë për keqmenaxhim të coronavirusit.
Në një debat televiziv, ajo tha se fushata elektorale i kishte afruar më shumë partnerët e koalicionit, por kjo ishte ende e pamjaftueshme. “Të gjitha partitë duhet të bashkojnë forcat siç bënë gjatë pandemisë, ndryshe nuk do të mund të tejkalojmë sfida si recesioni, emigracioni, arsimi dhe ajo e punës”, tha Frederiksen.
Ndërkohë, lideri i Partisë së Moderuar, Lars Loke Rasmussen deklaron se ajo që krijon konflikte është vetë qeveria.
“Njerëzit po bërtasin dhe ata bien dakord me ne për shumë gjëra. Qëllimi ynë kryesor është të largojmë politikanët radikalë”, tha ajo.
Të martën, qytetarët danezë vendosin për fatin e 179 ligjvënësve të vendit.
LEXONI GJITHASHTU
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta