Polonia arrin marrëveshje për ndërtimin e uzinës së dytë bërthamore
Varshava dhe Seuli kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që kompania jugkoreane KHNP të ndërtojë uzinën e dytë bërthamore të Polonisë.
Ky njoftim vjen tri ditë pasi kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, tha se kompania amerikane Westinghouse u zgjodh për të ndërtuar uzinën e parë bërthamore të shtetit në Çozevo, në Detin Baltik.
Marrëveshja e 31 tetorit është midis KHNP-së dhe partnerëve nga Polonia, PGE dhe ZE Pak si dhe Qeverisë polake.
Kjo uzinë është paraparë të ndërtohet në Patnov, raporton Radio Evropa e Lirë.
Qeveria e Polonisë pritet të diskutojë gjatë kësaj jave sa i përket programit civil bërthamor të shtetit.
Varshava për vite të tëra ka planifikuar një program, por çështjet e sigurisë energjetike kanë shtuar urgjencën e një programi civil bërthamor pas tensioneve me Rusinë lidhur me pushtimin e saj të Ukrainës.
Uzina për prodhimin e rrymës nga kompania amerikane Westinghouse parashihet të nisë më 2033.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta