Çmimi i gazit në Evropë ra me më shumë se një të tretën në tetor 

1 Nëntor 2022 | 11:52

Çmimi i gazit në Evropë ra me më shumë se një të tretën në tetor 2022 në krahasim me muajin e kaluar.

Bëhet fjalë për 1,246 dollarë për 1,000 metër kub, sipas një raporti nga bursa ICE e Londrës mbi lëvizjet e çmimeve për kontratat e së ardhmes në nëntor dhe dhjetor si dhe llogaritjet nga agjencia Tass.

Një nga arsyet kryesore për një ulje të tillë të çmimeve është moti jashtëzakonisht i ngrohtë në rajon, i cili vonon fillimin e sezonit të ngrohjes, sipas informacioneve.

Çmimi i kontratave të së ardhmes së gazit, në ditën e fundit të tregtimit të muajit shtator, ishte rreth 1884 dollarë për 1000 metër kub dhe në fund të tregtimit, më 31 tetor ishte 1246 dollarë, me një rënie prej 34 përqind krahasuar me një muaj më parë.

Çmimi mesatar i gazit në Evropë ishte rreth 1382 dollarë për 1000 metër kub në tetor dhe 2090 dollarë në shtator.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026