OBSH: Prioritet vaksimini për më të rrezikuarit nga COVID-19

5 Shtator 2020 | 17:00

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi të shtunën se njerëzit me të rrezikuar nga virusi duhet të jenë të parët të cilët duhet të kenë akses mbi vaksinën kundër Covid-19.

Organizata që ai drejton do të japë aprovimin për vaksinën kundër korona-virusit, vetëm kur të provohet se ajo është e sigurt duke shtuar se punonjësit mjekësore që luftojnë në vijën e pare ndaj këtij virusi duhet të jenë të parët që të kenë akses ndaj vaksinës, në fazat e para të prodhimit të saj, kur dhe sasia do të jetë e limituar.

Deklarata e kreut të OBSH-së vjen pasi kryetarja e grupit shkencor të OBSH-së, Sounjua Suaminthan, bëri të ditur se vaksina kundër COVID-19, do të jetë gati vetëm në gjysmën e dytë të vitit 2021.

“Është një skenar optimist pasi kemi shumë kandidatë që po merren me zhvillimin e vaksinës. Presim rezultate nga disa prej tyre të cilët janë në fazën e zhvillimit të testeve përfundimtare. Mendojmë se nga fundi i këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojë prodhimi i miliona dozave të vaksinës kundër Covid-19 dhe nëse çdo gjë shkon mirë në mesin e vitit të ardhshëm besojmë se njerëzit do të kenë akses ndaj medikamentit”, tha Soumya Swaminathan, Shefe e ekipit shkencor në OBSH

Kreu i OBSH-së është i mendimit se në momentin që vaksina kundër Covid-19 do të fillojë të prodhohet, shpërndarja e saj duhet të bëhet në mënyrë proporcionale midis moshave dhe personave më vulnerabël dhe jo vetëm për vendet që kanë mundësitë ekonomike për ta pasur atë

“Kur të kemi një vaksinë efektive, duhet ta përdorim në mënyrën e duhur. Me kalimin e kohës dhe me rritjen e prodhimit të saj, duhet të mendojmë që të gjithë në mbarë globin të kenë akses ndaj vaksinës, por në fillim kur prodhimi të jetë i limituar, duhet ti japim prioritet vaksinimit të personeleve mjeksore dhe ata që rrezikojnë më shumë nga virusi, përfshi moshat e treta dhe personat që vuajnë nga sëmundje shoqëruese”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i OBSH.

Me qindra vaksina janë duke u testuar në nivel global por deri më tani ende nuk ka një rezultat përfundimtar, duke qenë se nevojitet më shumë kohë për studimin e të gjitha efekteve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026