Frikë në Spanjë, rikthehen shifrat e lartave të COVID-19

5 Shtator 2020 | 17:05

Banorët e Madridit shprehën shqetësimet e tyre pasi shifrat e fundit të publikuara të shtunën nga ministria spanjolle e shëndetit për të prekurit nga pandemia e covid-19, arritën deri në 500,000 raste.

Statistikat raportojnë 4,503 raste të reja të infektuarish në 24 orët e fundit , duke e çuar numrin total në 498,989, më i larti ndër vendet Europiane.

Një valë e re infektimesh ka qenë më e dëmshme sesa në fillesat e pandemisë, gjithsesi duket se numri i te infektuarve ka patur një ngadalësim krahasuar më javën e kaluar ku shkonte deri në 10,000 raste në ditë.

Të dhënat mund të ndryshojnë pasi Spanja përditëson statistikat vazhdimisht statistikat. Numri i vdekjeve është më i ulët sesa ne periudhën Mars-Prill ku shifrat kapnin 800 viktima në ditë.

Ministri i shëndetësisë raportoi 19 raste vdekjesh ditën e premte duke çuar numrin total të viktimave në 29,148.

Me shkollat që do të fillojnë javën e ardhshme dhe shumë njerëz qe do ti rikthehen punës, kjo valë e re e pandemisë ka shkaktuar paqartësi midis popullatës

Rajoni i Madridit cili ka më pak se 1/3 e 101,962 rasteve të diagnostikuara gjatë dy javëve të mëparshme , njoftoi se do të rikthente kufizimet duke filluar nga dita e hënë duke e zvogëluar në 10 persona numrin e grupimeve që mund të qendrojne bashke në hapësira publike apo private.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026