Spanjollët ndihen të alarmuar për situatën e pandemisë

5 Shtator 2020 | 19:07

Banorët e Madridit shprehën shqetësimet e tyre pasi shifrat e fundit të publikuara të shtunën nga ministria spanjolle e shëndetit për të prekurit nga pandemia e covid-19, arritën deri në 500,000 raste. Statistikat raportojnë 4,503 raste të reja të infektuarish në 24 orët e fundit , duke e çuar numrin total në 498,989, më i larti ndër vendet Europiane. Një valë e re infektimesh ka qenë më e dëmshme sesa në fillesat e pandemisë, gjithsesi duket se numri i te infektuarve ka patur një ngadalësim krahasuar më javën e kaluar ku shkonte deri në 10,000 raste në ditë.

Të dhënat mund të ndryshojnë pasi Spanja përditëson  vazhdimisht statistikat. Numri I vdekjeve është më I ulët sesa ne periudhën Mars-Prill ku shifrat kapnin 800 viktima në ditë. Ministri i shëndetësisë raportoi 19 raste vdekjesh ditën e premte duke çuar numrin total të viktimave në 29,148.

Me shkollat që do të fillojnë javën e ardhshme dhe shumë njerëz qe do ti rikthehen punës, kjo valë e re e pandemisë ka shkaktuar paqartësi midis popullatës

“Më shqetëson kjo situatë pasi nuk e dimë sesi do të zhvillohet në vijim. Tani që ka ndodhur, çfarë masash kemi marrë për të parandaluar rritjen e numrit të rasteve”, shprehet Javer Barrio, qytetar.

“Të them të vërtetën nuk e di se çfarë po bëjmë gabim, apo ndryshe nga pjesa tjetër e Evropës për ta merituar këtë gjë”, tha Ana Barrio, qytetare.

Rajoni i Madridit cili ka më pak se 1/3 e 101,962 rasteve të diagnostikuara gjatë dy javëve të mëparshme , njoftoi se do të rikthente kufizimet ditën e hënë duke e zvogëluar në 10 persona numrin e grupimeve që mund të qëndrojnë bashkë në hapësira publike apo private.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026