Paralajmërimi i OBSH: Kolera po përhapet me shpejtësi në Liban

2 Nëntor 2022 | 13:45

Libani ka raportuar rreth 1.400 raste të kolerës që nga mesi i tetorit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dhe grupi i parë i vaksinave ka mbërritur nga Franca.

Rasti i parë i kolerës në Liban që nga viti 1993 u raportua në tetor në qytetin verior të Bebnin, dhe sipas OBSH-së, numri i të sëmurëve që atëherë është rritur në 1400, shkruan Deutsche Welle.

Drejtori rajonal i OBSH-së për emergjencat, Rick Brennan, tha se sëmundja ndoshta ka ardhur nga Siria, ku ata tani po luftojnë me rreth 20,000 raste, duke shtuar se numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm këtë vit, duke shpjeguar se përmbytjet, thatësira, migrimi dhe faktorë të tjerë që e vështirësojnë qasjen në ujë të pastër dhe çon në infeksion më lehtë.

Libani mori të hënën grupin e parë prej 13.000 dozash të vaksinave të dhuruara nga kompania shëndetësore franceze Sanofi, me ndihmën e qeverisë franceze, e cila u mirëprit nga ministri libanez i Shëndetësisë Firas Abiad.

Deutsche Welle shton se përveç donacioneve nga Franca, OBSH ofron ndihmë të vazhdueshme për Libanin në formën e personelit mjekësor, pajisjeve dhe burimeve për laboratorët, si dhe trajnimin e stafit në klinika.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026