Dhunë në Angli, përleshje me thika, një i vdekur disa të plagosur

6 Shtator 2020 | 11:56

Një person mbeti i vrare dhe disa të tjerë të plagosur në një seri përleshjesh me armë të ftohta në qytetin anglez të Birmingemit. Episod, te cilin policia e klasifikoi si “incident të rendë”.

Ngjarja ndodhi në orët e para të së dielës dhe shkaqet dhe rrethanat e saj janë ende të paqarta.

Mirëpo ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab deklaroi se nuk ka informacione që të tregojnë se incidenti ka sfond terrorist.

Policia vendase bëri me dije se u thirr ne vendngjarje pas mesnate nga raportime për akte dhune në qendër të qytetit.

Cara, një dëshmitare që punon në një bar të zonës, tha për BBC se kishte parë situatën të përshkallëzohej shumë shpejt.

“Në fillim situata ishte në rregull, gjithçka po shkonte mirë, distancimi social po respektohej, por papritur gjërat filluan të degradonin me shpejtësi, tensioni u rrit dhe njerëzit filluan të grindeshin me grushte në qendër të qytetit,” – tha dëshmitarja.

Kryebashkiaku Andy Street deklaroi se incidentet në qendër të qytetit ishin të lidhura me njëra-tjetrën, por motivet e tyre mbeten të paqarta.

Policia ka nisur një hetim për vrasje dhe për këtë arsye ka izoluar zonën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026